Anglezët kërkonin titullarin e Interit

- Bota Sot

Anglezët kërkonin titullarin e Interit

Interi është shumë i vëmendshëm në merkato, duke tentuar që të bëjë disa lëvizje në hyrje sidomos për të rinuar repartin e mbrojtjes, ku numri i “veteranëve” ka filluar të bëhet shqetësues për zikaltrit.

Kjo është arsyeja kryesore pse Interi ka refuzuar një ofertë që i ka ardhur nga Anglia për Alesandro Bastonin. Çelsi interesohej për futbollistin, me trajnerin Enco Mareska i cili e vlerëson shumë lojtarin.

Blutë londinezë raportohet se kanë bërë një ofertë prej 50 milionë eurosh për të, por kanë marrë menjëherë një përgjigje negative nga Interi, që nuk duket i hapur ndaj mundësisë për shitjen e Bastonit.

Zikaltrit e cilësojnë të paprekshëm për momentin lojtarin dhe për këtë arsye kanë mbyllur çdo diskutim për largimin e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot