Prishtina e Re turpëron Malishevën në “Liman Gegaj”

- Bota Sot

Prishtina e Re turpëron Malishevën në “Liman Gegaj”

Prishtina e Re ka debutuar me fitore të thellë në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Skuadra e Prishtinës së Re ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj Malishevës.

Malisheva para shikuesve të vet turpërohet me këtë humbje që as laiku më i madh nuk e ka pritur.

Si duket Malisheva ende nuk po e gjen këndelljen nga ajo humbje tronditëse me rezultat 8:0 në Conference League.

Golat i realizuan Toni Gomes (47’), Lorik Dobratiqi (56’ e 76’) dhe Abdoul Zoungrana (79’). 

Vitija në minutën e 54 është përjashtuar me karton të kuq, duke lënë me një lojtar më pak Malishevën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot