Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka takuar qytetarë dhe aktivistë në lagjen ‘Tabahane’, ku siç thuhet është pritur me entuziazëm dhe përkrahje.
Ai u shpreh i frymëzuar nga energjia e qytetarëve, duke theksuar se kërkesa për ndryshim është e madhe. Abrashi premtoi se pas zgjedhjeve do ta kthejë besimin në vepra konkrete, me përkushtim dhe përgjegjësi.
“Prizreni po ngrihet”, tha ai, duke ftuar qytetarët në bashkëpunim për një të ardhme më të mirë. / Gazeta e Prizrenit