Granit Xhaka pritet të luajë rol të madh në radhët e Sunderlandit.
Kapiteni Xhaka dje ka treguar lojë të madhe në fanellën e Sunderlandit, në fitoren me rezultat 3:0 në hapje të edicionit të ri në Premier League.
Xhaka ka qenë si lokomotivë në këtë fitore të thellë që pak kush e kishte pritur ndaj West Hamit të fortë.
Xhaka ka vrapuar 11.2 kilometra, i dyti në këtë statistikë pas bashkëlojtarit, Rinildo.
75 për qind e distancës së mbuluar nga Xhaka ishte në shpejtës.
Nga 12-të duele sa i pati, i fitoi pesë.