Përballja mes Drenicës së Skenderajt dhe Llapit të Podujevës, ka përfunduar pa gola (0:0) në kuadër të ndeshjes së parë të elitës së futbollit të Kosovës.
Në shkallët e stadiumit dhe jashtë saj ka pas probleme mes tifozëve të Drenicës dhe të Llapit.
Media boshnjake “Sportsport” i jep hapësirë këtij incidenti duke shkruar: “Sezon i ri ka filluar në Kosovë dhe menjëherë fillojnë skenat për të cilat jetojnë serbët.
Siç dihet, Serbia nuk e njeh Kosovën dhe çdo mosmarrëveshje e ndërsjellë midis kosovarëve është e mirëpritur në Beograd.
Këtë herë, tifozët e Drenicës dhe Llapit u përleshën, dhe kjo ndodhi gjatë ndeshjes. Gjithçka ndodhi jashtë stadiumit:”.