Deçiqi triumfon, shqiptarët sundojnë në Mal të Zi

- Bota Sot

Deçiqi triumfon, shqiptarët sundojnë në Mal të Zi

Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Mornarit, në takimin e javës së tretë të elitës së futbollit të Malit të Zi.

Shqiptarët sundojnë kampionatin malazez.

Deçqi kryeson me 9 pikë apo ka tre fitore rresht.

Skuadra vendase e hapi ndeshjen në mënyrë të shkëlqyeshme duke shënuar në minutën e gjashtë përmes Drashko Bozhoviqit. 

Ai realizoi gol të bukur nga rreth 20 metra.

Mornari barazoi në minutën e 41-të me anë të Balsha Sekuliqit. 

Futbollisti zëvendëses Asmir Kajeviq vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 75-të, 2:1.

Deçiqi ka dy pikë më shumë se Sutjeska, kjo e fundit barazoi (1:1) me Petrovacin sonte në Nikshiq.

Mornari renditet në vend të nëntë me 1 pikë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot