PSG nis mbrojtjen e titullit me fitore minimale ndaj Nantes

- Bota Sot

PSG nis mbrojtjen e titullit me fitore minimale ndaj Nantes

Paris Saint-Germain e ka nisur kampionatin e ri në Ligue 1 me një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Nantes.

Pavarësisht lojës jo bindëse, parisienët kanë marrë tri pikë të rëndësishme në nisje të sezonit, ndërsa Nantes vazhdon serinë negative pa fitore në ndeshjet hapëse të Ligue 1 tash e nëntë vite me radhë.

Pas triumfit në Superkupën e UEFA-s, trajneri spanjoll, Luis Enrique, kishte bërë disa ndryshime në formacion, duke lënë në stol yje si Ousmane Dembele, Khvicha Kvaratskhelia dhe Achraf Hakimi. Megjithatë, PSG e ka pasur të vështirë ta thyejë mbrojtjen e fortë të vendasve në fillim të ndeshjes.

Nantes, i drejtuar për herë të parë nga trajneri Luis Castro, ka treguar organizim dhe rezistencë, por ka munguar konkretizimi në fazën sulmuese.

Në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë, Nuno Mendes ka asistuar Vitinha, i cili ka goditur fort nga distanca, me topin që është devijuar nga Chidozie Awaziem dhe ka përfunduar në rrjetë.

Në vazhdim, Gonçalo Ramos ka shënuar një tjetër gol për PSG, por pas verifikimit me VAR ai është anuluar për pozitë jashtë loje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot