Espanyol fiton me përmbysje ndaj Atletico Madrid

- Bota Sot

Espanyol fiton me përmbysje ndaj Atletico Madrid

La Liga nis me surpriza që në javën e parë.

Espanyol ka fituar me përmbysje 2-1 ndaj Atletico Madrid, edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh dhe e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre. Ishte Julian Alvarez në minutën e 37-të që ekzekutoi një goditje perfekte dënimi, duke i dhënë avantazhin Atletico-s.

Përmbysja e madhe e katalanasve ndodhi në pjesën e fundit të ndeshjes. Në minutën e 72-të, Rubio barazon shifrat pas asistit të marrë nga Exposito nga goditja e dënimit.

Espanyol nuk u mjaftua me kaq, por gjeti shumë shpejt golin e avantazhit. Në minutën e 84-të, Pere Milla shënon me kokë pas krosimit perfekt që mori nga El Hilali. Një gol fantastik nga sulmuesi vendas. Rezultati përfundimtar 2-1 për Espanyol.



Lexoni të gjitha në Bota Sot