Inter mund të ndahet me disa lojtarë të skuadrës së parë para përfundimit të afatit kalimtar veror, por nuk ka asnjë interes të heqë dorë nga Alessandro Bastoni apo Davide Frattesi, pavarësisht interesimit të raportuar nga Chelsea dhe Newcastle gjatë kësaj vere.
Zikaltërit synojnë të grumbullojnë rreth 30-35 milionë euro përmes shitjes së Kristjan Asllanit te Bologna dhe Nicola Zaleëskit te Atalanta.
Gjithashtu, Interi po synon të sjellë një mbrojtës të ri këtë verë, por vetëm nëse ndodh një dalje, pra, një sistem “një jashtë, një brenda”.
Raportet e fundit thonë se Benjamin Pavard është lojtari që më së shumti pritet të sakrifikohet për të bërë vend për përforcime të reja.
Megjithatë, këta nuk janë të vetmit lojtarë të Interit që kanë tërhequr interes nga klubet e tjera këtë verë.