Zhduket 67-vjeçari Beqir Malokaj në Istog, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

- Bota Sot

Zhduket 67-vjeçari Beqir Malokaj në Istog, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Një person i moshës 67 vjeçare, Beqir Malokaj nga Saradrani me vendbanim në Istog, është raportuar i zhdukur që prej 24 orësh.

Siç bëjnë të ditur mediat lokale, syzet e tij janë gjetur në një mal në periferi të Istogut, por nuk ka asnjë gjurmë tjetër që të tregojë vendndodhjen e tij, transmeton Klankosova.tv.

Policia është njoftuar dhe gjatë natës së kaluar ka zhvilluar kërkime së bashku me familjarët e tij.

Kushdo që ka informacion të telefonojë Policinë e Kosovës ose familjen në numrin +383 49 118 844.



Lexoni të gjitha në Bota Sot