Sancho refuzon Romën dhe Besiktasin, kërkon një tjetër klub

- Bota Sot

Sancho refuzon Romën dhe Besiktasin, kërkon një tjetër klub

E ardhmja e Jadon Sancho mbetet e pasigurt. Anësori i Manchester United ka refuzuar këtë javë interesimin e Romës dhe Besiktasit, pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar nga “Old Trafford” gjatë afatit kalimtar të kësaj verë.

Sancho po përballet me mungesë kohe për të gjetur një klub të ri, ndërkohë që trajneri i ri i United, Ruben Amorim, vazhdon të pastrojë skuadrën nga lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij.

Përveç Sancho-s, në listën e largimeve të mundshme nga ‘Djajtë e Kuq’ janë edhe Antony dhe Alejandro Garnacho.

Në ditët e fundit, Roma ishte shfaqur si një opsion konkret për lojtarin anglez, ndërsa edhe gjigantët turq të Besiktasit kishin shprehur interesim serioz, me tifozët që i bënin thirrje klubit në rrjetet sociale për të siguruar shërbimet e tij.

Megjithatë, Sancho ka vendosur t’i refuzojë të dyja këto alternativa, duke pritur një mundësi më të përshtatshme për të ringjallur karrierën e tij.

Me afatin e transferimeve që po shkon drejt fundit, mbetet për t’u parë nëse 24-vjeçari do të arrijë të gjejë një klub të ri ku mund të rikthehet në formën e tij më të mirë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot