Kumbulla tregon pse zgjodhi Mallorca-n

- Bota Sot

Kumbulla tregon pse zgjodhi Mallorca-n

Mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla tashmë është lojtar i ri i klubit spanjoll, Mallorca.

Reprezentuesi i Shqipërisë tashmë ka zbritur në Mallorca. Ai sot do të kryej testet mjekësore dhe me pas do të hedhë firmën në kontratën 1-vjeçare me Mallorca-n.

Edhe pse prezantimi zyrtar përpara mediave do të bëhet në ditët e ardhshme, Kumbulla foli shkurtimisht për gazetarët që e pritën në aeroportin e Mallorca-s.

“Jam gati të nis stërvitjen, të martën nis gjithçka,” tha shqiptari, duke theksuar se do të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit Jagoba Arrasate, i cili sipas tij ka qenë vendimtar në këtë transferim.

“Kam biseduar me trajnerin dhe ai më ka bindur,” u shpreh Kumbulla.

Mbrojtësi 24-vjeçar bëhet përforcimi i katërt i Mallorca-s në afatin kalimtar të kësaj verë, pas afrimeve të Bergstrom (nga Chelsea), Pablo Torre (nga Barcelona) dhe Mateo Joseph (nga Leeds United).

Kumbulla shpreson që me fanellën e Mallorca-s të rikthejë formën e tij më të mirë dhe të ndihmojë skuadrën në sezonin e ri të La Ligës.

Kumbulla tek Mallorca do t’i bashkohet sulmuesit kosovar Vedat Muriqit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot