Të paktën tre të vrarë nga sulmi rus në Zaporizhzhia

- Bota Sot

Të paktën tre të vrarë nga sulmi rus në Zaporizhzhia

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi rus në qytetin Zaporizhzhia, në juglindje të Ukrainës.

Lajmin e ka bërë të ditur në Telegram kreu i Administratës Ushtarake Rajonale, Ivan Fedorov, sipas raportimeve nga Ukrinform.

“Deri tani janë 20 të plagosur nga sulmi i mëngjesit,” ka shkruar Fedorov, duke shtuar se tre persona kanë ndërruar jetë.

Mes të plagosurve është edhe një djalë 17-vjeçar.



Lexoni të gjitha në Bota Sot