Khedira mbështet rikthimin e Neuer te kombëtarja gjermane

- Bota Sot

Khedira mbështet rikthimin e Neuer te kombëtarja gjermane

Pak muaj para Kupës së Botës 2026, kombëtarja gjermane po përballet me një dilemë të madhe në portë.

Marc-Andre ter Stegen është rikthyer pas katër muajsh mungesë për shkak të lëndimit, ndërsa në Barcelonë nuk e ka të sigurt vendin e titullarit.

Ndërkohë, Manuel Neuer ishte tërhequr nga përfaqësuesja pas Euro 2024, duke lënë hapësirë për diskutime mbi zgjedhjen e portierit të parë.

Në këtë situatë, ish-mesfushori i Gjermanisë, Sami Khedira, ka dhënë mendimin e tij për mediat gjermane, duke mbështetur një rikthim të mundshëm të Neuer.

“Nëse bazohemi vetëm nga të dhënat e fushës, Manu është portieri më i mirë gjerman në qarkullim. Ai është rikthyer në formën e tij më të mirë pas lëndimit që pësoi pak vite më parë, duke qenë autor i disa pritjeve spektakolare si në Botërorin e Klubeve po ashtu edhe në Superkupën e Gjermanisë. Ai vendosi të tërhiqej nga kombëtarja me vullnetin e tij. Tani, për tani, ajo që ka më shumë rëndësi është që të gëzojë shëndet të mirë. Ai ka aftësinë, mentalitetin dhe dëshirën për të fituar. Për mua, ai është me diferencë të madhe portieri më i mirë gjerman,” tha Khedira.

Deklarata e ish-lojtarit të Gjermanisë rrit debatet në opinionin publik mbi portierin që do të mbrojë portën e ekipit katër herë kampion bote në Botërorin që po afron.



Lexoni të gjitha në Bota Sot