Prizren: Lumbardhi po shterron nga vapa e kësaj vere

- Gazeta e Prizrenit

Prizren: Lumbardhi po shterron nga vapa e kësaj vere

Shtrati i Lumbardhit në Prizren duket se po shterret për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve gjatë kësaj vere. Pamjet e fundit tregojnë një nivel uji të pakët, ndërsa shumë qytetarë shprehen të shqetësuar, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Disa nga banorët më të vjetër të qytetit thonë se nuk e mbajnë mend ndonjëherë që lumi që përshkon zemrën e Prizrenit të ketë qenë në një gjendje kaq të rëndë. Sivjet temperaturat arritën ne 42 gr/C.

Ndryshimet klimatike dhe mungesa e menaxhimit të burimeve ujore janë ndër faktorët që po ndikojnë gjithnjë e më shumë në ekosistemin natyror të qytetit.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit