Resul Memeti, talenti që po shkëlqen te Bashkimi 1947!

- Bota Sot

Resul Memeti, talenti që po shkëlqen te Bashkimi 1947!

Në debutimin e tij në Ligën e Parë me Bashkimin 1947, ai po shkëlqen.

Resul Memeti është lojtari i momentit te Bashkimi 1947. Ai debutoi në Ligën e Parë në ndeshjen kundër Arsimit nga Çegrani, ku ishte ndër lojtarët më të dalluar në fushën e lojës.

Ndërsa fundjavën e kaluar në Shkup ndaj Rabotnickit, 20 vjecari e shënoi golin e parë në Ligën e Parë dhe ishte lojtari më i mirë i ndeshjes. Goli i majtakut ofensiv ishte mjaftë atraktiv, duke vulosur fitoren me rezultat 0-2!

Përveç golit, ai me pasime precise dhe depërtime të guximshme ishte i vështirë për t’u ndalur nga lojtarët kundërshtarë.

Për një kohë shumë të shkurtër Memeti u shndërrua nga një emër i panjohur në një nga futbollistët më të përfolur në elitën e futbollit maqedonas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot