Manchester Cityi raportohet se ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Real Madridit, Rodrigo Goes.
Sulmuesi brazilian ka qenë më herët në ‘radarin’ e ish-kampionëve të Anglisë.
Ndërsa babai i tij kishte vizituar kampin stërvitor të Cityt në fund të sezonit të kaluar, teksa lojtari po shqyrtonte të ardhmen e tij në “Santiago Bernabéu”.
Trajneri Pep Guardiola thuhet se është një admirues i madh i anësorit brazilian dhe ka dhënë disponibilitetin e tij, për ta afruar në Manchester.