Rafael Benítez, ish-trajneri i Interit dhe Napolit, ka dhënë opinionin e tij për sezonin e ri të Serie A, duke vlerësuar skuadrat më të forta dhe lëvizjet më të rëndësishme në merkato.
Sipas tij, Napoli i Antonio Kontes mbetet favorit për titullin, falë strukturës së fortë sulmuese dhe eksperiencës në kampionat. Sipas teknikut spanjoll, Napoli po rritet dhe ka bërë hapa të dukshëm për të qenë konkurrues edhe këtë sezon.
Benítez vlerëson lëvizjen e Kevin De Brojne te Napoli, duke e konsideruar atë një nënshkrim të rëndësishëm që tregon ambiciet e klubit napolitan. Ai beson se Napoli ka avantazh ndaj Milanit dhe Juventusit, të cilat ende kanë nevojë për përforcime për të arritur nivelin më të lartë.
Gjithashtu, ish-trajneri përmendi edhe Romën si një ekip tërheqës dhe interesant për t’u ndjekur këtë sezon. Vlerësimet e Benítez tregojnë se Serie A do të ketë një garë të fortë dhe të paqartë për titull, ku çdo skuadër duhet të forcohet për të qëndruar në krye.