Sot nis faza e Play off të Champions League

- Bota Sot

Sot nis faza e Play off të Champions League

Nga mbrëmja e sotme startojnë sfidat e playoff-it të Champions League 2025–2026, të cilat do të përcaktojnë shtatë skuadrat e fundit që do të plotësojnë fazën e grupeve.

Në garë janë 14 ekipe, ndërsa shorti i fazës së kampionatit është planifikuar për 28 gusht në Monaco, një ditë pas ndeshjeve të kthimit.

Formula e re, si në sezonin e kaluar, parashikon tetë ndeshje në fazën e kampionatit, nga 16 shtatori deri më 28 janar. Tetë ekipet e para të renditjes do të kalojnë direkt në 1/8 e finales, ndërsa skuadrat nga vendi i 9-të deri në 24-in do të luajnë një raund playoff-i shtesë për të hyrë në fazën me eliminim direkt.

29 klube janë tashmë të kualifikuara, mes tyre:

Anglia: Liverpool, Arsenal, Manchester City, Chelsea, Newcastle, Tottenham

Italia: Napoli, Inter, Atalanta, Juventus

Spanja: Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Athletic Bilbao, Villarreal

Gjermania: Bayern, Leverkusen, Eintracht Frankfurt, Borussia Dortmund

Franca: PSG, Marseille, Monaco

Po ashtu edhe: Ajax, PSV (Holandë), Sporting (Portugali), Union Saint-Gilloise (Belgjikë), Galatasaray (Turqi), Slavia Prague (Çeki), Olympiacos (Greqi).

Programi i playoff-it

Ndeshjet e para

19 gusht

Ferencváros – Qarabağ

Crvena Zvezda – Pafos

Rangers – Club Brugge

20 gusht

Bodø/Glimt – Sturm Graz

Celtic – Kairat Almaty

Basel – Copenhagen

Fenerbahçe – Benfica

Ndeshjet e kthimit

26 gusht

Pafos – Crvena Zvezda

Sturm Graz – Bodø/Glimt

Kairat Almaty – Celtic

27 gusht

Qarabağ – Ferencváros

Copenhagen – Basel

Benfica – Fenerbahçe

Club Brugge – Rangers



Lexoni të gjitha në Bota Sot