Heroi i Arsenalit: Punojmë shumë me goditjet standarte

- Bota Sot

Heroi i Arsenalit: Punojmë shumë me goditjet standarte

Mbrojtësi i Arsenal, Riccardo Calafiori, ishte heroi i “topçinjve” në fitoren 1-0 që arritën ndaj Manchester United në “Old Trafford”, në javën e parë të Premier League.

Në një deklaratë për “Sky Sports”, mbrojtësi italian tha: “Si gjithmonë, ne punuam shumë në goditjet standarde dhe kjo është ajo që treguam edhe ndaj United. Duhet të përmirësohemi nëse është e mundur dhe të vazhdojmë kështu”.

“Nëse duam të garojmë në nivele të larta, duhet të jemi të mirë në çdo pozicion. Shokët e mi të ekipit janë gati të luajnë ashtu si unë, ndaj nuk është e lehtë të luash çdo ndeshje”, shtoi Calafiori.

“Besimi që kemi brenda do ta rrisë nivelin. Shpresoj të luaj shumë, por nëse jo, ka një shok tjetër që mund të luajë“, tha italiani, që vjet ishte shpesh viktimë e disa dëmtimeve muskulore.



Lexoni të gjitha në Bota Sot