Fadil e Xhevdet Muriqi, legjendat e futbollit të Ksoovës, sot u takuan me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovs, Agim Ademi.
Fadil Muriqi me het-trik (3:2) kishte dridhur Velezhin e Mostarit në pranverën e vitit 1986 dhe Xhevdet Muriqi me dy gola (2:0) Dinamon e Zagrebit në verën e vitit 1984!
Vëllezërit Muriqi, dikur bënin telashe një ish Jugosllavi, Fadili jeton e vepron në Australi e Xhevdeti aktualisht është në Kosovë.
“Sot pata kënaqësinë që, pas dy vitesh, të mirëpres sërish në vizitë në FFK, dy emrat e shquar të gjeneratës së artë të KF Prishtina, vëllezërit Fadil dhe Xhevdet Muriqi, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë.
Takimet me vëllezërit Muriqi janë gjithmonë të veçanta, sepse përveç kujtimeve të bukura, ato sjellin edhe reflektim mbi rrugën që ka kaluar futbolli ynë nga periudhat sfiduese e deri tek progresi i sotëm.
Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe bashkëlojtari i tyre dhe bashkëpunëtori ynë, Abdyl Bellopoja, vëllezërit Muriqi na përgëzuan për punën e bërë në zhvillimin e futbollit dhe për përparimin e vazhdueshëm të Kombëtares së Kosovës.
Vëllezërit Muriqi i falënderova sinqerisht për këtë vizitë dhe për dashurinë që vazhdojnë ta tregojnë ndaj futbollit të Kosovës, duke iu dëshiruar pushime të këndshme në vendlindje:, ka shkruar Ademi.