Milani arkëton 21 milionë euro nga klubi i Premier League

- Bota Sot

Milani arkëton 21 milionë euro nga klubi i Premier League

Negociatat mes Milanit dhe Lids janë mbyllur me sukses për Noah Okafor. Sulmuesi do I sjellë kuqezinjve 21 milionë euro bashkë me bonuset.

Dhe pse për Okafor u tha se po kalonte një fazë përgatitore të shkëlqyer, Lids këmbënguli për ta larguar nga Milani. Dhe te kuqezinjtë nuk mund të refuzohen oferta të tilla për lojtarë që kanë zhgënjyer më parë.

25-vjeçari iu bashkua Milanit para dy viteve. Klubi i Seria A paguante rreth 15 milionë euro për transferimin.

Shitja e tij vjen tashmë për një shumë më të lartë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot