Skuadra bullgare e Ludogoretsit do të jetë kundërshtari i radhës i Shkendijës në fazën e play-off për një vend në garat në grupe në Ligën Evropa.
Para ndeshjes në Shkup, skuadra bullgare është forcuar me angazhimin e një sulmues brazilian.
Bëhet fjalë për Mateus Maçadon, i cili vjen në huazim nga Al-Fateh nga Arabia Saudite.
22-vjeçari luan në sulm dhe do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjet me Shkendijën, pasi debutoi kundër Lokomotiv Sofia gjatë fundjavës.
Edhe pse Maçado arriti në ekipin e Ludogoretsit në fund të korrikut, ai kishte probleme me regjistrimin dhe nuk ka qenë në dispozicion të trajnerit për sfidat evropiane deri më tani.
Megjithatë, pasi mungoi në ndeshjen e dyfishtë me Ferencvaroshin, tani braziliani do të mund të luajë kundër Shkendijës.