Flamurtari transferon sulmuesin e Serie A

- Bota Sot

Flamurtari transferon sulmuesin e Serie A

Alesandro Bolzan do të veshë fanellën e Flamurtarit. Ky është raportimi i fundit nga gazetari Xhanluka Di Marcio në Itali.

20-vjeçari nga Italia luan në qendrën e sulmit. Këtë verë kishte kaluar tek ekipi i parë i Kaljarit, që militon në Seria A.

Tashmë do e vazhdojë karrierën në Superiore ku vlonjatët po tregohen pa frena në merkato. 20-vjeçari është produkt i Romës, ndërsa pasi luajti edhe me moshat e Kaljarit iu besua këtë verë kontrata si profesionist.

Vlera e tij në tregun e “transfermarkt” është 500 mijë euro, që tregon edhe njëherë se klubi vlonjat po punon me objektivin e vetëm për të fituar trofe.

Qendra e sulmit ishte pikërisht pozicioni ku Flamurtari po shikonte për t’u përforcuar dhe talenti italian shfaqet si alternativa e duhur.



Lexoni të gjitha në Bota Sot