Dalin në shitje biletat për ndeshjen, Shkëndija - Ludogorets!
Shkëndija e Tetovës pasi u eliminua nga garat eliminatore të Ligës së Kampionëve, tashmë paraqitjet e saj do ti vazhdojë në Liga Europa, aty ku në ndeshjet e “play-off’ do të përballet me skuadrën kampione të Bullgarisë, Ludogorets.
Fituesi i përgjithshëm do të sigurojë një vend në grupet e Liga Europa, ndërsa skuadra humbëse aventurën europiane do ta vazhdojë në grupet e Ligës së Konferencës.
Ndeshja e parë midis Shkëndijës dhe Ludogorets, do të zhvillohet në Shkup me datë 21 gusht (e enjte), ndërsa që sot nga skuadra tetovare kanë njoftuar se biletat (çmimi 300 den.) kanë dalë në shitje dhe të njëjtat mund ti gjeni online përmes rrjetit mktickets.mk dhe pikave të autorizuara si më poshtë.