Napoli është përballë një situate të ndërlikuar pas dëmtimit serioz të sulmuesit të saj kryesor, Romelu Lukaku.
Lajmi ka bërë jehonë edhe jashtë Italisë dhe sipas Daily Mail, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë një pistë të pazakontë për merkaton: Jamie Vardy.
Sulmuesi anglez, i cili më 11 janar do të mbushë 39 vjeç, është aktualisht lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Leicester City më 30 qershor, pas një periudhe të lavdishme 13-vjeçare me “Dhelprat”.
Përvoja dhe disponueshmëria e tij pa kosto kartoni e kanë futur në listën e mundshme të zëvendësuesve për Napolin.
Në listën e drejtorit sportiv Giovanni Manna figuron gjithashtu edhe emri i Nicolas Jackson të Chelseat, por kërkesat e larta financiare e bëjnë një transferim të tillë shumë të vështirë.