Transportonte derivate për tanket e ushtrisë së Putinit, dronët ukrainas e shkatërrojnë – pamje nga aksioni

- Bota Sot

Transportonte derivate për tanket e ushtrisë së Putinit, dronët ukrainas e shkatërrojnë – pamje nga aksioni

Forcat ukrainase kanë shkatërruar trenin rus që transportonte derivate për tanket në rajonin e pushtuar të Zaporizhzhia, duke shkaktuar anulimet dhe ndërprerje të udhëtimeve që janë tejet të rëndësishme për furnizim për ushtrinë ruse.

Sipas aktivistit Petro Andriushchenko, sulmi ka ndodhur mes Urozhayne dhe Tokmak, ku fillimisht treni kishte tentuar të shmang sulmin duke ndërruar drejtim, por e kotë dhe u godit direkt, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara dhe filmuara nga ajri me dron, tregojnë momentin duke lëvizur derisa në një moment goditet nga droni i mbushur me lëndë shpërthyese.

Si pasojë e këtij sulmi ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, pasi treni ishte i mbushur me derivate të destinuara për tanket e ushtrisë së Putinit.

Kjo hekurudhë është e vetmja rrugë që lidhë Rusinë me Gadishullin e Krimesë dhe ajo nuk do të hapet deri në riparim, duke i kushtuar shtrenjtë logjistikës ruse. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot