Goli i javës nga skuadra shqiptare në Maqedoni

- Bota Sot

Goli i javës nga skuadra shqiptare në Maqedoni

Futbollisti i Arsimit të Çegranit, Sikiri Olatunbosun, përkundër golit të bukur nga 17 metra në pjesën e djathtë të portës së Struga Trim Lum, nuk ia dolën të paktën të ndalin një pikë.

Arsimi ka pësuar humbje në Gostivar me rezultat 2:1 nga Struga Trim Lum në

kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

“Debutuesi në PMFL, Arsimi, humbi në shtëpi ndaj Struga TL me rezultatin 1:2, por ndeshja u shënua padyshim nga goli i bukur i Sikiri Olatunbosun, i cili me meritë u zgjodh si më i miri i kësaj jave në Kampionatin e Maqedonisë”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.

Arsimi në dy ndeshjet e para ka një fitore e një barazim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot