Inter ndryshon strategji

- Bota Sot

Inter ndryshon strategji

Në merkato shpesh ob jektivat ndryshojnë nga dita në ditë.

Te Interi, pas një periudhe bisedimesh të gjata, duket se dosja “Lukman” është për momentin e ngrirë. Sulmuesi i Atalantës, një prej objektivave kryesorë të zikaltërve në fillim të verës, nuk është më në plan të parë.

Marrëveshja mes dy klubeve për lojtarin nigerian nuk ka marrë hov.

Pavarësisht kontakteve, Atalanta nuk duket e gatshme të ulë çmimin e kërkuar. Në të njëjtën kohë, drejtuesit zikaltër nuk kanë ndërmend të hyjnë në një tratativë të re që do të konsumonte kohë e fonde të tjera. Kështu, pista Lukman është ngrirë dhe nuk do të rihapet, përveçse në rast ndryshimesh të papritura në ditët e fundit të merkatos.

Ndërkohë, Interi ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Zaleskit në Atalanta për 17 milionë euro. Ky operacion, bashkë me një shitje të mundshme të Asllanit drejt Bolognës, do të lejojë klubin të ketë më shumë hapësirë financiare për lëvizjet e reja. Buxheti i parashikuar, rreth 45 milionë euro, do të orientohet në mënyrë të ndryshme nga sa mendohej fillimisht. Prioriteti i parë tani është përforcimi i mbrojtjes. Në listë ndodhet Oumar Solet, një qendror i fuqishëm që shihet si profili ideal për të dhënë siguri shtesë në repartin difensiv. Përveç tij, objektiv i qartë është edhe afrimi i një mesfushori.

Profili i dëshiruar është ai i tipit Manu Kone: fizik, dinamik dhe me aftësi të mira në fazën e rikuperimit të topit. Nëse pista Kone nuk do të konkretizohet, drejtuesit po shikojnë edhe alternativa të tjera në tregun ndërkombëtar.

Qëllimi është i qartë: një lojtar që mund të japë energji të re në mesfushë, duke plotësuar kualitetin ekzistues me forca të freskëta.

Sa i përket sulmit, ideja e shtimit të një “sulmuesi të pestë” mbetet në sfond. Klubi mund të presë deri në ditët e fundit të merkatos për të shfrytëzuar ndonjë rast të volitshëm. Në këtë moment, përforcimi i avancuar nuk është prioritet, por merkato ka treguar shpesh se befasitë nuk mungojnë.

Strategjia e re synon të forcojë ekuilibrat e skuadrës dhe të përgatisë ekipin për një sezon të gjatë e të lodhshëm, ku konkurrenca në Itali dhe Europë do të kërkojë alternativat më të mira në çdo repart.



Lexoni të gjitha në Bota Sot