Al Nasr është finalistja e parë e Superkupës së Arabisë Saudite.
Skuadra e Cristiano Ronaldos arriti të fitojë duke mposhtur me shifrat 2:1 Al Itihad
Goli i parë erdhi nga Sadio Mane në minutën e 10′ falë një asisti të Brozoviç dhe baraspesha erdhi në të 16-ën ku rol luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj.
Al Nasr u godit në të 25-ën kur ngeli me 10 lojtarë për shkak se autori i golit, Sane u ndëshkua me karton të kuq. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Në të dytën u shfaq ylli portugez, Ronaldo i cili i dha asist Zhoao Feliks duke kaluar në avantazh skuadrën e tij. (VIDEO)
Pavarësisht tentativave për të shënuar gol ndeshja u mbyll kështu. CR7 “fluturon” në finalen dhe Mario Mitaj e Benzema i japin lamtumirën Superkupës.