Lajmërohet Gyokeres: I lumtur që e nisa me fitore

- Bota Sot

Lajmërohet Gyokeres: I lumtur që e nisa me fitore

Victor Gyokeres debutoi me Arsenalin në Premier Ligë këtë fundjavë.

Ai nuk arriti të shënojë gol por klubi i tij fitoi me rezultat minimal, 0:1, në “Old Trafford”.

“Krenar që e nisa me fitore kapitullin e ri me Arsenalin”, ka shkruar ai në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Suedezi u kritikua për performancën e tij të parë me Topçinjtë në Premier Ligë pas bujës së madhe që pati transferimi i tij këtë verë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot