U helmuan nga ushqimi gjatë festës në Cagliari, shënohet viktima e dytë në Itali

- Bota Sot

U helmuan nga ushqimi gjatë festës në Cagliari, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjike është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festival.

Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit “Fiesta Latina”, organizuar në fund të korrikut në Monserrato, një zonë pranë Cagliarit.

Më shumë se 30 persona kanë përfunduar të helmuar në spital, ndërsa dy prej tyre kanë ndërruar jetë.

Autoritetet lokale dhe ato shëndetësore kanë nisur hetimet për të përcaktuar burimin e saktë të kontaminimit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot