Shoqata e Trajnerëve Italianë apel Federatës Italiane të Futbollit

- Bota Sot

Shoqata e Trajnerëve Italianë apel Federatës Italiane të Futbollit

Shoqata e Trajnerëve Italianë me në krye Renzo Ulivieri i është drejtuar Federatës Italiane të Futbollit me një letër nëpërmjet të cilës i ka kërkuar entit në fjalë që të kërkojë pranë UEFA-s dhe FIFA-s pezullimin e Izraelit nga kompeticionet ndërkombëtare.

“A mundet që një ndeshje futbollit, e cila paraprihet nga himnet e dy vendeve respektive, të konsiderohet vetëm një ndeshje futbolli? Ajo që po ndodh në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban, a mund të konsiderohet si njëri prej 56 konfliketeve aktivë në botë?

A nuk duhet që të kemi të njëjtën vëmendjen dhe rreagim si për të tjerët? A mundet që masakra terroriste e bërë nga Hamas më 7 tetor të 2023, ku humbën jenë mbi 1000 mijë viktima të pafajshme izraeliane, të justifikojë raprezaljen  dhe genocidin e Izraelit apo edhe njoftimet ku mësojmë se duhen deportuar vendasit e atyre zonave?”, ishin disa prej pyetjeve në letrën drejtuar Federatës Italiane të Futbollit.

Ky argument është mjaft i ndjeshëm në Itali, ku siç dihet në shtator Izraeli do të sfidojë katër herë kampionët e botës në një ndeshje të vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2026.



Lexoni të gjitha në Bota Sot