Sërish pa rezultat në Kuvend – pas dështimit të Haxhiut e Gërvallës, tentimi i ri të premten

- Gazeta e Prizrenit

Sërish pa rezultat në Kuvend – pas dështimit të Haxhiut e Gërvallës, tentimi i ri të premten

Lëvizja Vetëvendosje ka rikandiduar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, edhe pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, Haxhiu nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për këtë pozitë. Në sallë ishin të pranishëm 116 deputetë, prej të cilëve 57 votuan për, 56 kundër, ndërsa tre abstenuan.

Pas këtij dështimi, në votim u hodh edhe emri i Donika Gërvallës, por as ajo nuk siguroi mbështetje të mjaftueshme për t’u zgjedhur.

Bazuar në vendimin e Kushtetueses, mbesin edhe dy tentime të tjera, pasi për të njëjtin kandidat lejohen maksimumi tri votime.

Seanca e radhës do të mbahet më 22 gusht në orën 10:00.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit