Shkëndija huazon Atdhe Mazarin!

- Bota Sot

Shkëndija huazon Atdhe Mazarin!

KF Shkëndija ka arritur marrëveshjen për huazimin e sulmuesit Atdhe Mazari nga skuadra kroate NK Varazhdin.

Nga Open-TV bëjnë të ditur se kampioni ynë sot ose nesër do ta prezantojë Mazarin.

24-vjeçari nga Struga është i njohur për shpejtësinë, depërtimet në krah dhe golat e bukur.

Ky pritet të jetë një përforcim cilësor për skuadrën e Shkëndijës në sezonin që sapo ka filluar të Ligës së Parë.

Mazari ka qenë pjesë e KF Shkëndija, duke luajtur për kategoritë e reja. Ai në NK Varazhdin kaloi nga Rabotnick.



Lexoni të gjitha në Bota Sot