Lille kërkon rreth 25 milionë euro për lojtarin e Kosovës

- Bota Sot

Lille kërkon rreth 25 milionë euro për lojtarin e Kosovës

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, është pranë kalimit te Juventus, raportojnë mediat italiane.

Sipas “Tuttosport”, klubi italian ka nisur bisedimet me Lille për transferimin e 26-vjeçarit.

Kontrata e Zhegrovës me klubin francez përfundon në qershor të vitit të ardhshëm, ndërsa lojtari raportohet se ka arritur marrëveshje personale me “Zonjën e Vjetër” për 2.5 milionë euro në vit, deri më 2030.

Zhegrova ka njoftuar Lillein se nuk do të rinovojë kontratën, një vendim që ka shtyrë klubin francez të konsiderojë shitjen e tij përpara se të humbasë lojtarin pa kompensim.

Sipas raportimeve, Lille ka vendosur një çmim rreth 25 milionë eurosh, por Juventusi shpreson të sigurojë shërbimet e Zhegrovës për më pak se 20 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot