Pioli “peshon”

- Bota Sot

Pioli “peshon”

Stefano Pioli, trajneri i Fiorentinës, ka folur për “La Repubblica”, ku ka prekur disa tema të rëndësishme, mes tyre edhe garën e titullit në Serie A që nis këtë fundjavë.

Sipas Piolit, hierarkitë janë të qarta: “Napoli do ta diskutojë titullin me Interin dhe Milanin, edhe pse Allegri nuk do që ta them. Megjithatë, ai ka një avantazh të madh, sepse nuk luan në Kupat e Europës”.

Trajneri vjollcë vlerësoi edhe prurjet e reja në pankinat e Serie A: “Më intrigon Cuesta te Parma, do të më bëjë përshtypje të përshëndes një koleg vetëm 30-vjeçar. I admiroj ata që arrijnë menjëherë standarde të larta, unë kam bërë një rrugë të gjatë për të mbërritur deri këtu”.

Në intervistë, Pioli nuk mund të mos kujtonte eksperiencën e tij te Milani: “Ishte një gëzim i madh, më dha lumturi dhe famë. Nuk doja revansh, sepse në nivelet më të larta je gjithmonë në diskutim.

Besoj se do të emocionohem kur të rikthehem në ‘San Siro’, në javën e 7-të. Viti i titullit ishte magjik dhe kori ‘Pioli is on fire’ më ka argëtuar shumë”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot