Mourinho mburret

- Bota Sot

Mourinho mburret

Jose Mourinho nuk harron dy vitet e gjysmë si trajner i Romës. “Special One” rikthehet të flasë për eksperiencën e tij te skuadra verdhekuqe, e kulmuar me triumfin në “Conference League” në 2022, në “Arena Kombëtare” të Tiranës.

E nënvizoi këtë kulm të vetin në një intervistë ku rishikoi sukseset profesionale. “Të fitosh Champions League me Porton nuk është e njëjta gjë si ta fitosh me Barcelonën, – tha Mourinho për “Sportybet”. – Ta fitosh Champions League me Interin nuk është e njëjta gjë si ta fitosh me Real Madridin.

Dikush mund të thotë: ‘Po mirë, por ti ishe te Real Madridi dhe nuk e fitove Champions League’. Unë nuk fitova Champions League atje, por fitova kampionatin dhe Kupën, mundësova fitoret mbi Barcelonën, skuadrën më të fortë në botë, ndërpreva një cikël dominimi të Barcelonës ndaj Real Madridit”.

Mourinho kujtoi më pas fitimin e Conference League më 25 maj 2022 në Tiranë, në stolin e Romës: “Titulli im i fundit europian (i UEFA-s) me Romën është i pari dhe i vetmi europian i Romës, prandaj në ato që kam bërë nuk ka rëndësi vetëm numri i titujve që kam fituar, por mënyra si i fitova. Jam një nga më të mirët; nëse dikush thotë jo, nuk do të pajtohesha”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot