Njerëzit e Vuçiq do të mblidhen në 50 vende në Serbi sonte

- Bota Sot

Njerëzit e Vuçiq do të mblidhen në 50 vende në Serbi sonte

Partia Progresive Serbe në pushtet e Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje qytetarëve “të luftojnë kundër bllokadës”.

Komiteti i SNS në Pozharevc u ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë një "shëtitje paqësore" sot në orën 6 pasdite, me qëllim që të shprehin mospajtimin e tyre me, siç thonë ata, "ngacmimin e qytetarëve dhe dhunën".

Tubimi u shpall i ligjshëm dhe u regjistrua, raportojnë mediat serbe.

Thirrje të ngjashme për tubime në të njëjtën kohë u dërguan nga qytete të tjera, duke përfshirë Beçej, Vranjë dhe Leskovc, dhe disa media raportuan se njerëzit e regjimit të Vuçiq do të mblidheshin në 50 qytete, 44 njësi të qeverisjes vendore në Vojvodinë, si dhe në gjashtë qytete në Serbinë qendrore.

Studentët rekomanduan që qytetarët të mos dilnin në rrugë në atë kohë, të mos përplaseshin dhe të mos merrnin pjesë në “shfaqjen e SNS”



Lexoni të gjitha në Bota Sot