Interi shtanget nga oferta zyrtare e Napolit

- Bota Sot

Interi shtanget nga oferta zyrtare e Napolit

Napoli është gati të bëjë çmendurinë, për të siguruar shërbimet e Françesko Pio Esposito. Më saktë janë plot 45 milionë euro, që ofrohen nga presidenti De Laurentis.

Interi në anën tjetër është shtangur nga kjo ofertë.

Megjithatë, nënkampionët e Italisë nuk janë të gatshëm të shesin talentin te rivalët e Seria A.

20-vjeçari është kthyer nga huazimi dhe pritet të bëhet një element shumë i rëndësishëm.

Ndeshjen e javës së parë në Seria A ndërkohë do mungojë, për shkak dëmtimi.

Kontrata deri në vitin 2030 bën që Interi të mos nxitohet për të ardhmen e Pio Espositos. Bëhet fjalë për talent që premton shumë për sulmin në të ardhmen.



Lexoni të gjitha në Bota Sot