Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim.
Gjermani i ka befasuar të gjithë me përgjigjen e tij. “Sipas meje, Michael Olise.
Bazuar te përpjekjet dhe angazhimi i tij, e shoh si lojtar kyç për vitet e ardhshme.
Mund të bëhet lider, si Franck Ribéry në kohën time.
Ka karakter tjetër, po sinjalizon shokët me qartësi: ‘Më jep topin dhe kujdesem unë për më tej!’ Kështu drejtohet skuadra pa folur fare”.
Olise u ble për rreth 50 mln euro vitin e shkuar dhe sot e ka vlerën 100 mln euro. Super investim nga Bayern!.