Klubi i Futbollit Vushtrria ka bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të skuadrës duke nënshkruar kontratë profesionale me talentin e ri, Erjon Krasniqi.
Qendërsulmuesi premtues është tashmë pjesë e ekipit dhe pritet të sjellë freski e energji në repartin ofensiv.
Krasniqi, i njohur për lojën e tij të fuqishme në zonë dhe instinktin e golit, shihet si një përforcim i rëndësishëm për ambiciet e klubit në këtë edicion.
Me nënshkrimin e kësaj kontrate, Vushtrria po vazhdon politikën e saj për t’i dhënë hapësirë dhe besim lojtarëve të rinj e perspektivorë.
Ky është një hap i madh në karrierën e Erjonit, i cili synon të dëshmohet me fanellën bardhekaltër dhe të kontribuojë me gola e paraqitje cilësore për skuadrën e qytetit.