KFShkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e Atdhe Mazarit, i cili vjen në formë huazimi nga NK Varazhdin i Kroacisë.
"Kryesia kuqezi ka arritur marrëveshje me klubin kroat NK Varazhdin për huazimin njëvjeçar të sulmuesit Atdhe Mazari. Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, lojtari ka nënshkruar kontratë me kuqezinjtë që do të vlejë deri më 30.06.2026.
Mazari është produkt i moshave të reja të Shkëndijës, ku kaloi një periudhë, derisa përmes kalitjes në ekipe të ndryshme, ai mori përvojën e parë në kategorinë e seniorëve.
Ai luajti me Strugën, Ohrid Lihnidos e Pobeda Prilep, ndërsa potencialin e tij e shfaqi te Rabotniçki, gjë që i solli edhe transferimin e parë ndërkombëtar në Kroaci te NK Varaždin.
Me përvojë të mbledhur në kampionatin vendor dhe në arenën ndërkombëtare, Mazari vjen në Tetovë për të forcuar repartin ofensiv të kuqezinjve", njofton KFShkëndija.