Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme me lëndë narkotike në komunën e Suharekës.
Aksioni u zhvillua nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik në Prizren, në bashkëpunim me hetuesit policorë të SP Suharekë, pas pranimit të informatave për veprimtari të dyshimtë.
Personi i arrestuar është A.Gj., 20-vjeçar,
Me urdhër të prokurorit, policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 42 doza të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 37.98 gramë, një pajisje për bluarje (grinder), një telefon mobil dhe dëshmi të tjera relevante.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.