Bernardo Silva do të mbajë shiritin e kapitenit te Manchester City në sezonin e ri, që sapo ka nisur. Ka qenë vetë Pep Guardiola që ka vendosur se mesfushori portugez do mbajë shiritin e kapitenit.
Trajneri spanjoll ka treguar edhe arsyet pse vendosi t’i besojë shiritin e kapitenit Bernardo Silva-s, një lojtar vërtet special. “E zgjodha për një arsye. Në sezonin e kaluar, kur ishim në telashe të mëdha, ai ishte gjithmonë aty.
Ai ishte gjithmonë aty, duke u stërvitur çdo ditë… i rraskapitur. Kishim vetëm 13/14 lojtarë plus ata të Akademisë në një moment dhe çdo tre ditë humbisnim një ndeshje, dhe ai ishte gjithmonë aty.
Ai është lojtari në periudhën time këtu që ka luajtur më shumë minuta, kështu që ai ka qenë gjithmonë i disponueshëm. Për bujarinë e tij kur nuk luan, gjithmonë një buzëqeshje të madhe, gjithmonë duke u përpjekur të ndihmojë.
Ai luan si mbrojtës i majtë, mbrojtës i djathtë, anësor, mesfushor mbrojtës. Nuk ka rëndësi se në cilin pozicion, gjithmonë duke menduar se çfarë është më e mira për ekipin”, tha Guardiola.