Romelu Lukaku nuk do të kthehet në fushën e lojës deri në fundin vitit 2025, apo ndoshta në fillimin e vitit 2026.
Kjo është pasojë e vendimit që ka marrë sulmuesi për të mos iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Pas konsultimeve me specialistët, është vendosur që sulmuesi belg të mos i nënshtrohet operacionit, por të mundohet të zgjidhë problemin e dëmtimit që pësoi ndaj Olimpiakos me anë të terapisë. “Sky Sport” bën të ditur se në bazë të këtij vendimi, kthimi në fushë në rastin më të mirë është pas 3 ose 4 muajsh.
Kjo ka shtyrë Napolin që të vendosë për heqjen e Lukakut nga lista e Ligës së Kampioneve dhe të hyjë në merkato për një tjetër qendërsulmues. Arsyeja është se terapia e zgjedhur nga Lukaku, nuk përjashton mundësinë e një ndërhyrje kirurgjikale në të ardhmen, aq më tepër nëse përsëritet ky dëmtim.
Ndaj duhet medoemos një futbollist që të mund të marrë vendin e Lukakut në formacionin e kampionëve në fuqi të Italisë.