Bailey dëmtohet në stërvitjen e parë dhe humb debutimin me Romën

- Bota Sot

Bailey dëmtohet në stërvitjen e parë dhe humb debutimin me Romën

Bailey dëmtohet në stërvitjen e parë dhe humb debutimin me Romën!

Nisi në mënyrën më të keqe aventura e Leon Bailey me Romën. I zyrtarizuar ditën e sotme si blerja më e fundit e klubit italian, mesfushori 28-vjeçar mori pjesë në seancën e tij të parë stërvitore si lojtar i verdhekuqve pasditen e sotme.

Kjo seancë u ndërpre para kohe për lojtarin për shkak të një problemi muskulor, i cili do të vlerësohet në orët në vijim për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit.

Për momentin duket shumë e vështirë që Bailey të debutojë të shtunën e ardhshme kundër Bolonjës në “Olimpico”



Lexoni të gjitha në Bota Sot