Berisha nga BD: “Nuk jemi kundër askujt – jemi për Prizrenin!”

- Gazeta e Prizrenit

Berisha nga BD: “Nuk jemi kundër askujt – jemi për Prizrenin!”

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha ka theksuar se në zgjedhjet e 12 tetorit nuk garon kundër askujt, por për të prezantuar vlerat, programin dhe vizionin për qytetin.

Ai ka kërkuar nga partitë e tjera që fushata të zhvillohet pa gjuhë ofenduese, linçuese e shpifje.

Postimi i plotë i Berishës:

Në Prizren do të jetojmë së bashku edhe pas 12 tetorit.

Bashkimi Demokratik i Prizrenit është njëra nga disa alternative politike që janë në garë për të kërkuar besimin e qytetarëve, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në garë zgjedhore nuk jemi kundër askujt, në garë jemi për të prezentuar vlerat tona, programin dhe vizionin tonë për Prizrenin, këtë gjë e presim nga të gjithë kolegët e partive politike, duke kërkuar që t’i largohen k’saj radhe gjuhës ofenduese, linçuese dhe shpifjeve si mjetë për t’i arritur qëllimet politike.

Dallimi ynë nga të tjerët është, NE për të mirën e Prizrenit vendosim në Prizren!

Kjo nuk duhet t’i shqetësoj askënd, përkundrazi.

BASHKË NGA PRIZRENI PËR PRIZRENIN!

#BDiPrizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit