Ylli i Kosovës, Xherdan Shaqiri, përkundër se shënoi sonte për Baselin, nuk triumfuan në ndeshjen e parë të Champions League.
Baseli si vendas ka barazuar me rezultat 1:1 me Copenhagenin, në ndeshjen e parë të play-off-it.
Kapiteni Shaqiri shënoi nga penalltia në minutën e 14-të.
"Copenhageni luajti më mirë në ndeshje në pjesën e dytë.
Por ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë. Ne luajtëm mirë në sulm.
Nuk duhet të harrojmë se kemi shumë lojtarë të rinj që luajnë në një kualifikuese të tillë për herë të parë.
Mund ta shihni këtë në situatën tjetër. Kur pësuam golin e parë, driblonim pa nevojë në mbrojtje.
Kjo nuk duhet të na ndodhte; në fund të fundit, ky është futboll evropian i nivelit të lartë. U shfrytëzua hapur. Duhet të mësojmë nga kjo dhe të luajmë më mirë në ndeshjen e kthimit”, tha Shaqiri për televizionin zviceran SFR.