Bologna ofroi 1.7 milionë euro për shqiptarin

- Bota Sot

Bologna ofroi 1.7 milionë euro për shqiptarin

E ardhmja e Kristjan Asllanit ka marrë një rrjedhë të paparashikueshme.

Fillimisht u tha se mesfushori 23-vjeçar ishte i gatshëm të kalonte te Bologna, ashtu siç Interi ra dakord për propozimin, 10 milionë euro dhe 40% të rishitjes së kartonit. Por më pas dolën pengesat e radhës.

Konkretisht, Asllani nuk gjeti “ujdin” për pagën. Bologna ofroi 1.7 milionë euro, ndërsa pretendimet e elbasanasit ishin 2 milionë euro.

Tashmë skenarët kanë ndryshuar.

Sipas gazetarit të mirënjohur italianë Gianluca Di Marzio, Torino është rikthyer në garë.

“Demat” torinez janë gati t’i plotësojnë “tekën” Asllanit, pagë 2 milionë euro, marrë në konsideratë buxhetin më të lartë se Bologna. Nuk ka informacione rreth ofertës së Torinos që mund t’i ketë propozuar Interit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot